Bota

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, mediat greke: Mund të ketë lidhje me vrasjen e Edmond Papaj, u humbën 700 kg drogë

Ekzekutimi i tyre lidhet me vrasjen e biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa i cili u qëllua me 9 plumba pistolete pranë një lokali në zonën e Selitës.

19 Dhjetor 2022, 20:37 Nga k.m.
Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, mediat greke: Mund të
Edmond Papa

ATHINË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ekzekutimin e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja në Athinë. Sipas mediave greke, ekzekutimi i tyre lidhet me vrasjen e biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa i cili u qëllua me 9 plumba pistolete pranë një lokali në zonën e Selitës. Sipas autoriteteve, vrasja e dyfishtë ishte një “mesazh”.

Gjithashtu, vlen të theksohet se autoritetet shqiptare raportuan se pak ditë më parë humbi një ngarkesë prej 700 kg hashash, për të cilën ishte përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë. Pista kryesore ku po hetohet nga policia greke, është ajo e ‘luftës’ për trafikun e drogës, por për Papën po hetohet se ka edhe një lidhje mes tij dhe vrasjes së Aleksandër Sadikajt, i cili u ekzekutua me tritol në makinë. 

ekzekutohet edmond papa

Sondazh

Poll