Art&Argëtim

Bullizuesi Henry Cavill, akuzohet për sjellje toksike ndaj grave të "Witcher"

Askush nuk kishte ankesa për aktorin në sezonin 1, por sjellja e tij i bezdisi kolegët e tij më pas.

19 Dhjetor 2022, 18:57 Nga k.m.
Bullizuesi Henry Cavill, akuzohet për sjellje toksike ndaj grave të
Henry Cavill

SHBA- Edhe pse Henry Cavill konsiderohet si një nga aktorët më të dashur të publikut dhe në veçanti të femrave, por thashethemet e akuzojnë për sjellje toksike ndaj tyre. Siç raporton Marca, në pjesën më të madhe, Cavill konsiderohet një aktor i denjë dhe i afrueshëm. Megjithatë, një pjesë e njerëzve raportojnë se ylli nuk ishte i tillë kur luajti në serialin hit të Netflix "The Witcher".

Më konkretisht, thashethemet pretendojnë se aktori të sillet pa respekt ndaj femrave të produksionit. Sqarohet se aktori nuk është akuzuar asnjëherë për ngacmim seksual, siç ka ndodhur së fundmi me disa të famshëm. Akuzat e vetme ndaj tij janë sjellja e tij mosrespektuese dhe përbuzja ndaj grave në xhirime.

Sipas Marca-s, Henry Cavill po sillej si një "bullizues". Në fakt, shumë e akuzuan atë për adoptimin e kësaj sjelljeje nga video-lojërat nga të cilat ishte i varur. Po ashtu, karakteri i tij thuhet se ka ndryshuar pas sezonit të parë. Në fillim të xhirimeve, të gjithë flisnin për një aktor të sjellshëm. Por, ata ndryshuan mendje më pas. Në sezonin e dytë dhe të tretë të serialit, Cavill ishte një person tjetër dhe mësohet se ai shkoi aq larg sa të ndryshonte skenarin e serialit, pa i informuar as shkrimtarët.

Së fundmi, aktori u shkarkua nga Superman, pasi filmi i ri do fokusohet tek jeta e tij para se të kishte superfuqitë.

henry cavill

Sondazh

Poll