Art&Argëtim

"A duhet të marr përsipër Twitter?", pas Musk sondazhi i reperit Snoop Dogg "çmend" fansat, mbi 1 milion njerëz pro tij

Dhe nga ana tjetër, Snoop Dogg po bën ofertë për të blerë Twitter pas votimit të Elon Musk, duke u dhënë përdoruesve të aplikacionit mundësinë për të shprehur atë që duan.

19 Dhjetor 2022, 18:56 Nga d.a.
"A duhet të marr përsipër Twitter?", pas Musk sondazhi
 Snoop Dogg 

SHBA- Mjaftoi një sondazh i reperit amerikan Snoop Dogg, në lidhje me pronësinë e rrjetit social Twitter, që fansat dhe rrjeti të shkonte në delir.

"A duhet të marr përsipër Twitter?" -ishte pyetja dhe dilema që u shtroi përdoruesve të aplikacionit reperi amerikan Snoop Dogg.



Ndërkohë që Elon Musk, drejtori ekzekutiv i Twitter Inc, dje, të dielën, aktivizoi një sondazh në platformën e përmendur të rrjeteve sociale, duke pyetur nëse duhet të jepte dorëheqjen nga menaxhimi i kompanisë, duke shtuar se do të respektojë rezultatin e sondazhit. 

Dhe përdoruesit e Twitter, të cilët morën pjesë në sondazhin përkatës, votuan pro largimit të Elon Musk si CEO i platformës së rrjeteve sociale në fjalë, më pak se dy muaj pasi u ble nga miliarderi. Rreth 57.5% e votave ishin “po”, ndërsa 42,5% ishin kundër idesë që Musk të largohej nga posti i kreut të Twitter, sipas sondazhit të shpallur nga vetë miliarderi, mbrëmë. Më shumë se 17.5 milionë njerëz morën pjesë në votim.

Dhe nga ana tjetër, Snoop Dogg po bën ofertë për të blerë Twitter pas votimit të Elon Musk, duke u dhënë përdoruesve të aplikacionit mundësinë për të shprehur atë që duan.

Dhe brenda pak orësh, më shumë se 2.2 milionë përdorues të Twitter kanë votuar, me 81% që i thanë po Snoop Dogg që bleu platformën nga Elon Musk, me mbylljen e votimit në orët e para të së martës më 20 dhjetor.

Në fakt, përdoruesit e Twitter-it u entuziazmuan me dilemën që ai u bëri dhe komentuan se Snoop Dogg duhet të marrë përsipër dhe sondazhi të mbyllet menjëherë.

snoop dogg elon musk twitter

Sondazh

Poll