Art&Argëtim

U dënua me tre vite burg për 4 dritare pa leje/ Bojken Lako: Më ndodhi një aksident, jam i barabartë para ligjit

 Lako u shpreh se është i barabartë para ligjit dhe se portalet e kanë zmadhuar këtë ngjarje, të cilën e ka konsideruar si një aksident.

19 Dhjetor 2022, 14:14 Nga a.l
U dënua me tre vite burg për 4 dritare pa leje/ Bojken Lako: Më
Bojken Lako

TIRANË- Këngëtari dhe kantautori i njohur Bojken Lako ka reaguar sërish për lajmet që qarkulluan për të lidhur dënimin me 3 vite burg për katër dritare pa leje.  I ftuar te 'ABC e mëngjesit', Lako u shpreh se është i barabartë para ligjit dhe se portalet e kanë zmadhuar këtë ngjarje, të cilën e ka konsideruar si një aksident.

Çdo njëri është i barabartë para ligjit dhe çdo kujt i ndodhin episode. Ai ishte një abuzim mediatik që deri diku kishte disa të vërteta. Unë e trajtova vetë që jam i barabartë para ligjit. Unë nuk bëra burg, por kam disa detyrime për të kryer. Unë jam një njeri që nuk lexoj të gjitha ato që shkruhen nëpër portale. E vërteta është që mua më ndodhi një aksident dhe kaq, jam i barabartë para ligjit”, tha ndër të tjera artisti. 

Bojken Lako ka qenë në qendër të vëmendjes për historinë e dashurisë me këngëtaren Semi Jaupaj. Prej më shumë se një viti Jaupaj konfirmoi ndarjen, teksa të dy këngëtarët janë shprehur se vazhdojnë të ruajnë një raport miqësor mes tyre.

bojken lako

Sondazh

Poll