Art&Argëtim

'Partnerja ime është shumë open mind'/Bojken Lako flet për lidhjen e re dhe raportet me Semi Jaupajn

Bojkeni ka pranuar për herë të parë se është në një marrëdhënie, por që nuk i pëlqen të flasë për jetën private.

19 Dhjetor 2022, 13:45 Nga a.l
'Partnerja ime është shumë open mind'/Bojken Lako flet
Bojken Lako

TIRANË- Këngëtari dhe kantautori i njohur Bojken Lako ka konfirmuar lidhjen me partneren e tij të re ndërsa nuk ka lënë pa komentuar dhe raportin që ai ka me ish-in e tij këngëtaren Semi Jaupaj. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Bojkeni ka pranuar për herë të parë se është në një marrëdhënie, por që nuk i pëlqen të flasë për jetën private.

“Jam në një marrëdhënie. E vërteta është se nuk kam reaguar. Sepse unë këto portalet i shoh si maskota. Është e vërtetë që jam në një lidhje, por nuk më pëlqen të flas për jetën private”, tha ai.

Më tej, sa i përket deklaratës së Semit, artisti u shpreh se vazhdon t’i ruajë raportet, pasi e vlerëson.

Nuk ka ndonjë ndjesi të veçantë. Unë kështu i kam pasur ndjesitë në jetë, i vlerësoj njerëzit për vlerat që kanë. Kjo është diçka që e ndjej. Po ashtu kam edhe mbështetje. Edhe partnerja ime është shumë open mind, e vlerëson, nuk bëhet pengesë”, tha Lako. 

Bojken Lako ka qenë në qendër të vëmendjes për historinë e dashurisë me këngëtaren Semi Jaupaj. Prej më shumë se një viti Jaupaj konfirmoi ndarjen, teksa të dy këngëtarët janë shprehur se vazhdojnë të ruajnë një raport miqësor mes tyre. 

bojken lako

Sondazh

Poll