Aktualitet

U vra mbrëmë në Athinë, detaje nga e shkuara e 41-vjeçarit shqiptar, Çerçizaj i dënuar me 7 vite burg

Mësohet se 41-vjeçari është nga Vlora dhe ka qenë i dënuar më parë në Shqipëri.

19 Dhjetor 2022, 10:28 Nga I.A
U vra mbrëmë në Athinë, detaje nga e shkuara e
Vendi i vrasjes

GREQI- Vrasja e 41-vjeçarit shqiptar Kreshnik Çerçizaj dhe 44-vjeçarit Armando Ogranja nga një bashkëatdhetar i tyre, ka nxjerrë të dhëna mbi jetën e hershme të Çerçizajt. Mësohet se 41-vjeçari është nga Vlora dhe ka qenë i dënuar më parë në Shqipëri.

Çerçizaj dyshohet se ka marrë dënimin me 7 vite burg për ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit për emigrantët. 

Masakra ndodhi një natë më parë. Një person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale u fut dhe hapi zjarr në një restorant të mbushur me klientë. Ai u afrua pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarë dhe i qëlloi me breshëri plumbash. Më pas u largua me vrap. Një nga shqiptarët vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në spital. Nga plumbat mbeti e plagosur dhe një vajzë, e cila ndodhet në spital.

armando ogranja kreshnik Çerçizaj vriten shqiptaret ne athine

Sondazh

Poll