Bota

Sulm me armë në Kanada, 5 të vdekur mes viktimave dhe autori

Sulmuesi gjithashtu ka rënë i vdekur pas një shkëmbimi zjarri me forcat e rendit bëri me dije kreu i Policisë lokale Jim McSween.

19 Dhjetor 2022, 08:17 Nga I.A
Sulm me armë në Kanada, 5 të vdekur mes viktimave dhe autori
Policia kanadeze

KANADA- Pesë persona u vranë dhe një tjetër u plagos dje, të dielën, në një incident me armë zjarri në Toronto, në Kanadanë lindore, njoftoi policia. Sulmuesi gjithashtu ka rënë i vdekur pas një shkëmbimi zjarri me forcat e rendit bëri me dije kreu i Policisë lokale Jim McSween.

I plagosuri është dërguar në spital dhe gjendja e tij nuk konsiderohet e rëndë. Herët në mbrëmje policia mori një telefonatë për të shtëna dhe pasi arritën në vendngjarje, oficerët u përballën me një skenë të tmerrshme me trupa të shumtë të vdekur. Tashmë policia po kërkon motivin e sulmuesit dhe nëse ka ndonjë lidhje mes tij dhe viktimave. Për momentin identiteti i tij nuk është bërë publik, ndërsa autoritetet vlerësojnë se ai ka vepruar i vetëm.

Viktimat u gjetën në apartamente të ndryshme të ndërtesës së apartamenteve, e cila ndodhet në Vaughan, një qytet rreth 30 kilometra në veri të Torontos. Qiramarrësit e ndërtesës së banesës u evakuuan nga ndërtesa dhe dhjetëra ambulanca dhe automjete policie nxituan në zonë, raportuan mediat kanadeze.

sulm ne kanada jim mcsween

Sondazh

Poll