Aktualitet

Përndoqi dhe kërcënoi me jetë një person, arrestohet në Dibër 28-vjeçari (EMRI)

Ai ishte shpallur në kërkim pasi në kohë të ndryshme ka përndjekur dhe kanosur për jetën personin me inicialet H.M.

17 Dhjetor 2022, 13:13 Nga A.B
Përndoqi dhe kërcënoi me jetë një person, arrestohet
Policia

TIRANË- Leonard Lici është vënë në pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim. Lici ka kryer veprat penale “Kanosje”, “Keqpërdorim i thirrjeve telefonike”, “Përndjekje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ai ishte shpallur në kërkim pasi në kohë të ndryshme ka përndjekur dhe kanosur për jetën personin me inicialet H.M. Gjithashtu ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndalur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për përndjekje dhe kërcënim. Nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, u bë u mundur kapja e shtetasit në kërkim Leonard Lici, 28 vjeç, banues në Bulqizë, i dyshuar se ka kryer veprat penale “Kanosje”, “Keqpërdorim i thirrjeve telefonike”, “Përndjekje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim pasi në kohë të ndryshme ka përndjekur dhe kanosur për jetën shtetasin H.M. Gjithashtu ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndalur.

 

 

leonard lici

Sondazh

Poll