Bota

VIDEO- BBC në portin e Antwerpit: Ku porosia për kokainë vjen më shpejt se ajo për një picë

Ky port përpunon çdo vit miliona konteinerë nga e gjithë Europa.

17 Dhjetor 2022, 09:57 Nga A.B
VIDEO- BBC në portin e Antwerpit: Ku porosia për kokainë vjen
Gazetari me 'rrefyesin'

BRITANI-Gazetari Nick Beake ka depërtuar në portin e Antëerpit në Belgjikë, një nga pikat kryesore të kalimit të kokainës dhe shpërndarjes së saj në Europë.

Ky port përpunon çdo vit miliona konteinerë nga e gjithë Europa.

Ndërsa bisedon me një përdorues të kokainës prej 8 vitesh, Beake zbulon se tashmë në rrjet ka faqe që shesin produktin edhe me çmime promovuese, ndërsa përdoruesi shprehet se porosia shpesh shkon edhe më shpejt se një porosi ushqimi.

“Ajo nuk ka nevojë gatuhet”, pohon ai duke vërtetuar që për 100 Euro arrin të marrë një promocion 2+1 në shtëpinë e tij, për vetëm 19 minuta.

Për autoritetet gjithmonë e më shumë po bëhet e vështirë , ndërsa pranojnë se në vitin 2022 ata kapën kaq shumë kokainë sa nuk munden ta eleminojnë në kohën e duhur.

bbc droge antwerpit belgjike nick beake

Sondazh

Poll