Aktualitet

Përmbytjet nga moti i keq në vend, 'zgjohet' Rama: Po monitorojmë situatën në veri

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se po kryen monitorime në disa zona të veriut. 

17 Dhjetor 2022, 12:48 Nga a.l
Përmbytjet nga moti i keq në vend, 'zgjohet' Rama: Po
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me pëmbytjet nga moti i keq në vend. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se po kryen monitorime në disa zona të veriut. 

"Në monitorim të pandërprerë të situatës së krijuar nga reshjet e fundit në disa zona të veriut
Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të njerëzve", shkruan Rama.

Dita e sotme ka nisur me reshje intensive të shiut në disa qarqe të vendit. Nga të dhënat e derimëtanishme nga emergjencat civile në Shkodër, Lezhë dhe Kurbin raportohet për përmbytje dhe sipërfaqe toke nën ujë. Në Shkodër, 3020 ha tokë janë nën ujë, 250 ha më shumë se dje. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Niveli ujit atje është 1.5m dhe kalueshmeria bëhet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autostradës Milot- Thumanë./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll