Bota

VIDEO- Mbreti Charles kërcen me motrën e Anne Frank

Monarku bëri një kërcim me gjysmëmotrën e Anne Frank.

17 Dhjetor 2022, 08:12 Nga A.B
VIDEO- Mbreti Charles kërcen me motrën e Anne Frank
Mbreti

BRITANI E MADHE- Mbreti Charles ishte dje në Qendrën e Komunitetit Hebre JW3 në Londrën Veriore. Monarku bëri një kërcim me gjysmëmotrën e Anne Frank.

Eva Skloss, 93, e cila i mbijetoi kampeve naziste të përqendrimit dhe ka kaluar dekada duke promovuar paqen mes njerëzimit, shoqëroi mbretin gjatë festimit të Hanukkah.

Ishte i ëmbël, ishte vërtet i përfshirë, dukej se e shijonte, por është e pazakontë që të mos mbajë një fjalim”, tha Sklos më vonë. “Por ai ishte shumë i relaksuar dhe po e shijonte, unë po përpiqesha të kërceja me të”, shtoi ajo.

Mbreti vizitoi qendrën dhe foli me studentët, të cilët mbështillnin dhurata dhe mblidhnin ushqime për familjet në nevojë.

mbreti charles eva skloss

Sondazh

Poll