Aktualitet

Mos harroni çadrën, shiu prezent gjatë gjithë kohës, si parashikohet moti për sot

Temperaturat minimale do të luhaten 7 -13 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 11 -13°C në veri, 17-20°C ne zonën e ulet dhe bregdet.

17 Dhjetor 2022, 07:23 Nga A.B
Mos harroni çadrën, shiu prezent gjatë gjithë kohës,
Moti

TIRANË- Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi në mëngjes. Gjatë ditës reshjet do të jenë mestarë në pakësim duke ia lënë vendin kthjellimeve.

Temperaturat minimale do të luhaten 7 -13 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 11 -13°C në veri, 17-20°C ne zonën e ulet dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Jug -lindje me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim te forcës 5-6 ballë në det të hapur.

moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll