Aktualitet

ITINERARI/ Si u vra biznesmeni Edmond Papa në Tiranë, erdhi nga Saranda për të parë të vëllanë, 9 plumba i morën jetën

Në momentin që Papa hyri në lokal dhe posoiti kafenë, i maskuari me kapuç u fut brenda dhe e qëlloi me 9 plumba. Pa thënë asnjë fjalë, ai ka shkuar tek tavolina e 49-vjeçarit dhe ka nxjerrë pistoletën tip Glock dhe e ka qëlluar.

16 Dhjetor 2022, 23:33 Nga F.M
ITINERARI/ Si u vra biznesmeni Edmond Papa në Tiranë, erdhi nga
Edmond Papa

TIRANË- Biznesmeni Edmond Papa (Hoxha) ishte nisur të takonte të vëllanë këtë të premte nga Saranda për në Tiranë, por nëntë plumba që u derdhën mbi të i morën jetën. Ai shko në zonën e Selitës, ku dhe banon vëllai i tij e parkoi makinën G-Class. Por, atentatori që e kishte ndjekur gjatë gjithë ditës, e pikasi. Në momentin që Papa hyri në lokal dhe posoiti kafenë, i maskuari me kapuç u fut brenda dhe e qëlloi me 9 plumba. Pa thënë asnjë fjalë, ai ka shkuar tek tavolina e 49-vjeçarit dhe ka nxjerrë pistoletën tip Glock dhe e ka qëlluar.

Por, edhe biznesmeni nuk është se nuk u përpoq të mbrohej, kur e pa t’i afrohej, ai e goditi me një tavëll duhani që kishte në dorë, pork jo nuk i pengoi plumbat. Trupi i 49-vjeçarit ra në tokë dhe banorët e zonës e dërguan në spitalin e Traumës, por ai nuk arriti të mbijtonte. Ndërroi jetë sapo u fut në sallën e operacionit.

Autori, nga ana tjetër u largua në rrugicat e lagjes dhe ‘humbi’. Për të nuk ka asnjë të dhënë, por ajo që po bëhet është hetimi i pamjeve filmike në kamerat e sigurisë së zonës. E shkuara e Papës është gjithashtu në duart e hetuesve. Biznesmeni, i cili kishte në pronësi dhe hotelin “Blue Sky” në Sarandë, ishte i dënuar në Greqi. Ai kishte jetuar dhe në Londër. Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve për trafikun e drogës, por nuk dihen ende gjëra konkrete.

edmond papa ekzekutohet edmond papa

Sondazh

Poll