Aktualitet

Kryeministri britanik rikthekson kushtet: S'do ketë më hotele për azilkërkuesit shqiptarë, nis plani i dëbimit

Kryeministri britanik shton se gjithashtu se do të bëhet edhe pastrimi i ngarkesës fillestare të azilit.

16 Dhjetor 2022, 23:01 Nga F.M
Kryeministri britanik rikthekson kushtet: S'do ketë më hotele
Rishi Sunak

TIRANË- Kryeministri britanik Rishi Sunak ka ritheksuar tre kushtet kryesore të marrëveshjes për emigrantët shqiptarë. Në një postim në rrjetet sociale, Sunak thekson faktin që në hotele nuk do të ketë më mundësi strehimi për emigrantët shqiptarë. Kryeministri britanik shton se gjithashtu se do të bëhet edhe pastrimi i ngarkesës fillestare të azilit.

“Unë iu drejtova stafit në Home Office duke luajtur një rol jetik në dhënien e masave tona të reja për të trajtuar migracionin e paligjshëm, duke përfshirë:

-Përshpejtimin e largimit të azilkërkuesve shqiptarë,

-Pastrimi i ngarkesës fillestare të azilit,

-Nuk do ketë me dhoma hoteli për azilkërkuesit,”- shkruan Rishi Sunak.

Kryeministri britanik ka premtuar pak ditë më parë gjatë një bisede me kryeministrin Edi Rama dhe premtoi se çdo emigrant shqiptar do të deportohet nga vendi nëse është futur në mënyrë ilegale. Sipas planit, një njësi e dedikuar prej 400 specialistësh do të ngrihet për të trajtuar kërkesat nga shqiptarët.

rishi sunak shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll