ME VIDEO/ Qyteti Studenti si në mesjetë, tualetet në rikonstruksion në Dhjetor
Foto nga konviktet TIRANË- Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Qytetin Studenti pas denoncimit të ardhur për godin&eu...
Në Nepravishtë Fiksi takoi banorët të cilët i pyeti sesa ky fshat vizitohet nga turistët dhe çfarë investimesh janë bërë. Banorët të gjithë flasin se nuk ka asnjë investim, turistët i kanë parë me kokrra të cilët vizitojnë Teqen e Milanit.
GJIROKASTËR- Fiks Fare në rubrikën e saj “Gju më gju me popullin” udhëtoi drejt Gjirokastrës, përkatësisht në fshatrat Nepravishtë dhe Labovë e sipërme. Të dy këto fshatra janë pjesë e projektit “100 fshatrat turistik”, por vetëm me tabela, pasi në terren ka 0 investime. Projekti i 100 fshatrave turistikë vijon të lërë në harresë zonat e përzgjedhura si pika kyçe për tërheqjen e turistëve.
Ky projekt do t’i shndërronte këto 100 fshatra jo vetëm në destinacione të rëndësishme turistike, por edhe në përthithëse të fondeve për infrastrukturën dhe zhvillimin. Fiksi udhëtoi drejt Nepravishtës dhe Labovës së Sipërme për të parë nga afër se çfarë ka ndryshuar në këto zona.
Në Nepravishtë Fiksi takoi banorët të cilët i pyeti sesa ky fshat vizitohet nga turistët dhe çfarë investimesh janë bërë. Banorët të gjithë flasin se nuk ka asnjë investim, turistët i kanë parë me kokrra të cilët vizitojnë Teqen e Milanit. “Po këtu nuk ka as edhe një investim , rrugën që shihni ka mbi 20 vjet e kusur që është shtruar” pohon njëri prej banorëve”. Në këmbë vijnë dhe ata mavritë me biçikleta, ata janë më të shkundur se ne” tregon një tjetër.
E njëjta situatë është e dhe në fshatin Labovë e Sipërme në Bashkinë Libohovë. Edhe ky fshat mban shumë histori dhe monumente kulture, por që sipas banorëve përveç dy tabelave të gabuara asgjë nuk është investuar në katër vitet e fundit. “Nuk është bërë asgjë, përveç dy tabelave, por edhe ato nuk janë tonat“, shprehet një banor… “Harta nuk është e fshatit tonë dhe fotot e kishës nuk janë tonat”.
Edhe banorët në këtë fshat ankohen për rrugën. “Për shkak të rrugës nuk na vijnë vijnë as fëmijët të na shohin më”- pohon një tjetër banor i moshuara, pasi në fshat vetëm ata kanë ngel. Kishën e fshatit ata pohojnë se e kanë restauruar vetë me kontributet e fshatarëve dhe të emigrantëve. Madje vetë fshati po rregullon edhe godinën e ish Vartës së Kulturës për ta patur për ceremoni të ndryshme.
Pra, në këto fshatra nuk është bërë asnjë investim dhe projekti 100 fshatrat turistikë ka mbetur thjesht në letër.
Marrë nga TOPCHANNEL
Foto nga konviktet TIRANË- Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Qytetin Studenti pas denoncimit të ardhur për godin&eu...
Petref Hyka TIRANË- Petref Hyka, një ish-shofer autobusi nga Parku i Autobusave të udhëtarëve në varësi të Bashkis&...
Sondazhi TIRANË- Brazili ka zhgënjyer shqiptarët në këtë botërorë pasi 26.6% e tyre kanë besuar se do të ...
Sondazhi TIRANË- Shqiptarët kanë treguar skuadrën e tyre të zemrës në kampionatin botëror të futbollit. Të...
Erion Isai TIRANË- Kryebashkiaku i Kolonjës, aktori Erion Isai është futur me mjetin e tij të llojit “Mercedes Benz”, ...
Foto ilustruese TIRANË- Zbulohen emrat e dy personave që janë prangosur gjatë aksionit të SPAK që zgjati 3 ditë, e q&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvillua ndaj call centerave. Në njoftim...
Pamje nga droga KROACI- 12 pako, me nga 5 kg kokainë dhe heorinë janë kapur në Kroaci. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga...
Droga e sekuestruar KROACI- Dhjetë kilogramë kokainë dhe heroinë janë zbuluar në një autobus me targa shqiptare në ...
Edmond Papa (Hoxha) TIRANË- Edmond Papa (Hoxha), biznesmeni 49-vjeçar që u vra pasditen e sotme dyshohet të jetë ndjekur gjat&eu...