Art&Argëtim

20 vite pranë refugjatëve, Angelina Jolie i jep fund bashkëpunimit të saj me OKB

Aktorja e njohur dëshiron të punojë ndryshe dhe për çështje humanitare me interes më të gjerë.

16 Dhjetor 2022, 20:01 Nga I.A
20 vite pranë refugjatëve, Angelina Jolie i jep fund
Angelina Jolie

SHBA- Pas 20 vitesh shërbim të mirë dhe besnik, Angelina Jolie ka vendosur t'i japë fund bashkëpunimit me OKB-në si e dërguar speciale e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. Aktorja e njohur dëshiron të punojë ndryshe dhe për çështje humanitare me interes më të gjerë.

Pas 20 vitesh pune brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara, ndjej se ka ardhur koha që unë të punoj ndryshe, duke u shërbyer drejtpërdrejt refugjatëve dhe organizatave lokale”, tha Angelina Jolie.

Filippo Grandi, kreu i HCR, shprehu mirënjohjen e tij për dekadat e shërbimit dhe angazhimit të Jolie, duke theksuar se ajo bëri një ndryshim për refugjatët dhe njerëzit e zhvendosur.

Angelina Jolie, një nga aktoret më ikonike të Hollivudit, ka kryer më shumë se 60 misione për UNHCR-në, duke siguruar që personazhi i saj i famshëm të tërheqë vëmendjen e mediave për problemet me të cilat përballen refugjatët.

angelina jolie

Sondazh

Poll