Art&Argëtim

"Djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht", Çun Lajçi flet pas lajmit se u dhunua nga i biri

Por Lajçi ka reaguar sot në mediat sociale duke sqaruar se mediat nuk e kanë raportuar saktë ngjarjen duke thënë se djali i tij ishte i dehur dhe për të evituar ndonjë incident ai lajmëroi policinë.

16 Dhjetor 2022, 09:28 Nga d.a.
"Djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht", Çun
Çun Lajçi

KOSOVË- Ditën e djeshme u raportua se aktori nga Kosova, Çun Lajçi dhe bashkëshortja e tij kishin qenë viktima të dhunës në familje. Sipas raportimeve në media, dyshohej se djali i tyre 38-vjeçar i kishte kërcënuar me thikë nën ndikimin e alkoolit, gjë që bëri që vetë aktori të lajmëronte policinë.

Por Lajçi ka reaguar sot në mediat sociale duke sqaruar se mediat nuk e kanë raportuar saktë ngjarjen duke thënë se djali i tij ishte i dehur dhe për të evituar ndonjë incident ai lajmëroi policinë.

“E vërteta asht se djali ishte i dehur! Nji gotë e kishte thye me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind”, shkroi ai.


Postimi i tij i plotë:

Kundërpërgjigje
—portaleve që për nji cent e therin njeriun!

A jeni n’vete ore?

E vërteta asht se djali ishte i dehur! Nji gotë e kishte thye me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind!
Tani:
Si ka mundësi që për nji cent ma shumë tentoni ta shkatërroni nji familje tue i shtrembnue t’vërtetat!
Djali asht i imi e alkoholi asht i shtetit e shoqnia për nji cent të vret!
Faleminderit që brengoseni, por djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht!
Kaq!

çun lajçi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Dhjetor 2022, 16:45

Po, po! Edhe ti!

Vodafone Ditët e 2022-shit po mbarojnë, por jo surprizat e Vodafone Albania, që do ta përcjellë këtë vit dhe do ta mir&e...