Art&Argëtim

Margot Robbie, Brad Pitt dhe Olivia Wilde shkëlqejnë në premierën e filmit "Babilonia"

Robbie u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të zi gjeometrik që i mbulonte kokën, pa grim të rëndë, teksa aktorja pozoi për fotografët me një buzëqeshje të ngulitur në fytyrë. Nëna e saj po aq mbresëlënëse, Sari Kessler, ishte pranë saj.

16 Dhjetor 2022, 11:49 Nga d.a.
Margot Robbie, Brad Pitt dhe Olivia Wilde shkëlqejnë në
Robbie, Pitt dhe Wilde

SHBA- Margot Robbie, Olivia Wilde dhe Brad Pitt luajnë në filmin e shumëpritur 'Babylon', dhe tre aktorët e Hollivudit mahnitën audiencën duke ecur në tapetin e kuq të veshur me të zeza. Premiera e filmit u zhvillua dje, e enjte më 15 dhjetor, në Los Angeles.

Robbie u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të zi gjeometrik që i mbulonte kokën, pa grim të rëndë, teksa aktorja pozoi për fotografët me një buzëqeshje të ngulitur në fytyrë. Nëna e saj po aq mbresëlënëse, Sari Kessler, ishte pranë saj.

Brad Pitt me një smoking elegant, Olivia Wilde me një fustan po aq mbresëlënës dhe smokey eyes intensiv, Elle Fanning me një fustan të zi dhe Tobey Maguire gjithashtu tërhoqën vëmendjen.

Damien Ser Chazelle, i cili mori një Oscar për "La La Land", rikthehet me një film në Hollivud dhe në të luajnë Brad Pitt, Margot Robbie dhe Tobey Maguire. Pas publikimit të trailerit, faqet e huaja po flasin për një nga pretendentët kryesorë të Oskarit në vitin 2023.

“Babylon” ka një kohëzgjatje pak më shumë se 3 orë dhe do të shfaqet në kinematë e përzgjedhura më 25 dhjetor. Më 6 janar 2023 pritet të nisë shfaqjet në të gjitha kinematë.

margot robbie olivia wilde brad pitt

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Dhjetor 2022, 16:45

Po, po! Edhe ti!

Vodafone Ditët e 2022-shit po mbarojnë, por jo surprizat e Vodafone Albania, që do ta përcjellë këtë vit dhe do ta mir&e...