Thellohet skandali, pas 'KatarGate' Panzeri dhe Giorgi të përfshirë dhe në afera korruptive me Marokun
Autoritetet italiane dhe belge kanë rënë nën mikroskopin e dy udhëtimeve të Panzerit midis prillit dhe shtatorit në Rabat dhe Doha. Siç theksohet, kjo është periudha kur, nga njëra anë, ishte intensifikuar debati për respektimin e të drejtave të njeriut të emigrantëve që duan të kalojnë në Evropë përmes Marokut.

BRUKSEL- Zbulimet nga mediat ndërkombëtare për KatarGate dhe për skandalin e ngjashëm me Marokun me përfshirjen e të njëjtëve persona, ish-deputeti italian Antonio Panzeri dhe partneri i eurodeputetes greke Eva Kaili, Francesco Giorgi, vazhdojnë me ritme të shpejta.
Sipas një raporti nga Corriere della Serra, autoritetet italiane dhe belge kanë rënë nën mikroskopin e dy udhëtimeve të Panzerit midis prillit dhe shtatorit në Rabat dhe Doha. Siç theksohet, kjo është periudha kur, nga njëra anë, ishte intensifikuar debati për respektimin e të drejtave të njeriut të emigrantëve që duan të kalojnë në Evropë përmes Marokut dhe nga ana tjetër, në Katar, projektet për ndërtimi i stadiumeve ku do të mbaheshin ndeshjet e Botërorit 2022 pas pak muajsh, ndërkohë që në të njëjtën kohë sa vinte e shtohej numri i aksidenteve me fatalitet në punë.
Kjo është e njëjta periudhë në të cilën Katari dhe Maroku kanë nevojë për mbështetjen maksimale të mundshme nga miqtë tek të cilët sigurisht mbështeten sepse janë korruptuar me para dhe gjithashtu me dhurata luksoze.
Këto lëvizje të Panzerit, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga shërbimet sekrete të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët nga ana e tyre kanë alarmuar ato të Belgjikës që të pasohen nga “lidhja e tretë”, autoritetet italiane. Në atë kohë, autoriteteve italiane iu kërkua të vërtetonin se Panzeri, njeriu që "lëvizi fijet" në OJQ "Luftoni mosndëshkimin", po përgatitej të bënte këto udhëtime.
U zbulua se udhëtimi i parë ishte në Katar ku Panzeri qëndroi për nëntë ditë, dhe i dyti ishte në Marok me ish-deputetin italian që qëndroi atje për gjashtë ditë. Gjatë udhëtimit në Marok, Panzeri thuhet se është takuar me shefin e shërbimeve sekrete marokene.
Një person kritik në këto hetime dhe takime mësohet të jetë, sipas raportimeve, 67-vjeçari Abderrahim Atmoun, i cili gjatë periudhës së kontestuar ishte ambasadori i Marokut në Poloni, i cili ka kontakte të shpeshta me Panzerin, Giorgin dhe Cozzolino (edhe eurodeputeti italian po hetohet nga autoritetet italiane). Në fakt, Atmoun besohet se është anëtar i shërbimeve sekrete marokene dhe e përdor statusin e ambasadorit si "mbulim".
Emri i tij figuron në shkresat e dosjes së dorëzuar nga autoritetet italiane si gruaja dhe vajza e Panzerit shfaqen si bartës të dhuratave dhe parave që Atmoun dha për të formuar një prirje pro-marokene në debatin për të drejtat e njeriut në Parlamentin Evropian.
Dosja e përpiluar nga shërbimet sekrete belge u dërgua në Itali, autoritetet gjyqësore të së cilës, nga ana tjetër, konfirmuan "fijen e kuqe" që lidh Panzerin dhe Atmoun, pasi ata kanë në posedim të tyre takime të regjistruara midis diplomatit maroken dhe Cozzolino, në praninë e Panzerit.
Në fakt, marrëdhënia e Panzerit me Marokun, sipas Le Soir, ishte më e vjetër pasi në 2011 dhe 2013 ai dukej se bënte udhëtime në vend derisa ishte kryetar i komitetit për Magrebin në Parlamentin Evropian me dokumente që e përshkruanin atë si një "afër miku i Marokut”.
Sondazh
Skandali i Katar-Gate, "zbërthehet" Giorgi, dëshmoi më shumë se 10 orë përpara prokurorëve dhe mori të gjithë fajin përsipër
Giorgi dhe Kaili ITALI- Detaje të reja janë publikuar rreth rrëfim-deklaratës së Francesco Giorgit, partnerit të&nb...
Zyrtari i OBSH ngre alarmin: Na kanë mbaruar vaksinat e kolerës
OBSH SHBA- Një zyrtar i OBSH ka ngritur alarimin duke thënë se stoku global i vaksinave të kolerës që Organizata Botëror...
E zyrtarizoi dje, KFOR-it i është dorëzuar kërkesa për trupat serbe në Kosovë
kfor SERBI- Radiotelevizioni i Serbisë ka raportuar të premten se misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i është dorëz...
Horror në Brazil/ Babai masakron me thikë dhe jastëkë 4 fëmijët për t'u hakmarrë ndaj nënës së tyre
Vrasje në Brazil BRAZIL- Një ngjarje makabër është shënuar në Brazil. Një 28- vjeçar i identifikuar me emrin...
Haradinaj pas dënimit të Salih Mustafës: Besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së, shpresoj të marrë epilog tjetër
Haradinaj KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Ha...
Rusia nis ofensivë të re, sulme të reja vdekjeprurëse janë shënuar sot në Ukrainë
Lufta ne Ukraine UKRAINË- Të premten është raportuar për sulme të reja ruse me raketa në gjithë Ukrainën, deri...
"M'u shtrembërua sytë'", ish-zëvendëskryeministri i Australisë u dërgua në spital pasi piu të gjithë pijen me kanabis
AUSTRALI- Ish-zëvendëskryeministri australian Michael McCormack ka mësuar në mënyrën e vështirë se të qenit i sje...
"Përdor titullin tim të saktë", kryeparlamentarja australiane irritohet pasi lideri i opozitës e thirri 18 herë "zoti kryetar"
Peter Dutton AUSTRALI- Udhëheqësi australian i opozitës Peter Dutton e quajti vazhdimisht nënkryetaren e parlamentit Sharon Claydon "Zo...
Dënimi i Salih Mustafës, vajza e Jakup Krasniqit: Deputet dhe ish-deputet, nuk do ua falim kurrë
Jakup dhe Grese Krasniqi KOSOVË- Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas dënimit me 26 vite burg të Salih Mustafës...
"VV e vetmja parti që nuk e ka mbështetur krijimin e saj", Mimoza Kusari flet pas dënimit të Salih Mustafës nga Specialja
Mimoza Kusari-Lila KOSOVË- Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur rreth dënimit të Salih Mustafës ...
