Horror në Brazil/ Babai masakron me thikë dhe jastëkë 4 fëmijët për t'u hakmarrë ndaj nënës së tyre
Vrasje në Brazil BRAZIL- Një ngjarje makabër është shënuar në Brazil. Një 28- vjeçar i identifikuar me emrin...
Sipas raportimeve, kërkesa është bërë në Merdare, një prej pikëkalimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur të enjten se Qeveria e Serbisë do t’ia nisë KFOR-it këtë kërkesë në formë elektronike.
SERBI- Radiotelevizioni i Serbisë ka raportuar të premten se misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i është dorëzuar kërkesa për dërgimin e pjesëtarëve të forcave serbe të sigurisë në territorin e Kosovës.
Sipas raportimeve, kërkesa është bërë në Merdare, një prej pikëkalimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur të enjten se Qeveria e Serbisë do t’ia nisë KFOR-it këtë kërkesë në formë elektronike.
Sipas tij, bëhet fjalë për kthimin e 100 deri në 1.000 trupave të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Ai ka paralajmëruar se të nesërmen (16 dhjetor) kërkesa e njëjtë do të dërgohet edhe në kufirin me Kosovën.
Beogradi e ka marrë këtë vendim pas pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në rajonin verior. Beogradi zyrtar e arsyeton këtë kërkesë duke iu referuar Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Vetë Vuçiq ka thënë se pret që kërkesa të mos i pranohet, duke u bazuar në mesazhet që kanë dhënë zyrtarët ndërkombëtarë ditëve të fundit.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.
Ai ka deklaruar po ashtu se SHBA-ja e kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë.
Serbia e ka bërë këtë kërkesë në kohën e rritjes së tensioneve në veri. Disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada më 10 dhjetor si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për të arrestuar ish-zyrtarin serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.
Sipas autoriteteve të Kosovës, ai ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në fillim të muajit dhjetor.
Autoritetet e Kosovës kanë bërë përpjekje për të organizuar zgjedhjet lokale në veri, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të përfaqësuesve të serbëve atje për t'u larguar nga institucionet e Kosovës. Pas sugjerimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, zgjedhjet janë shtyrë në prill të vitit të ardhshëm./REL/
Vrasje në Brazil BRAZIL- Një ngjarje makabër është shënuar në Brazil. Një 28- vjeçar i identifikuar me emrin...
Haradinaj KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Ha...
Lufta ne Ukraine UKRAINË- Të premten është raportuar për sulme të reja ruse me raketa në gjithë Ukrainën, deri...
AUSTRALI- Ish-zëvendëskryeministri australian Michael McCormack ka mësuar në mënyrën e vështirë se të qenit i sje...
Peter Dutton AUSTRALI- Udhëheqësi australian i opozitës Peter Dutton e quajti vazhdimisht nënkryetaren e parlamentit Sharon Claydon "Zo...
Jakup dhe Grese Krasniqi KOSOVË- Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas dënimit me 26 vite burg të Salih Mustafës...
Mimoza Kusari-Lila KOSOVË- Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur rreth dënimit të Salih Mustafës ...
Policet serb KOSOVË- Autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë jozyrtarisht kanë marrë informacion, nga kontr...
Abazovic MAL I ZI- Zyrtarët e Administratës Policore(UP) dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB) në Mlain e Zi janë duk...
SHBA- Shtetet e Bashkuara po monitorojnë për variante të reja të koronavirusit ndërsa po përgatiten për pasojat e një ...