Bota

“Ushtarët serbë nuk do të shkelin kurrë në Kosovë”, Gërvalla flet për kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR-it

Sipas saj, një aventurë e tillë do ta çonte Serbinë në rrugë pa krye dhe theksoi se dëshira e Beogradit është që të shkaktojë incidente në Kosovë por kjo nuk ka për të ndodhur.

16 Dhjetor 2022, 10:12 Nga d.a.
“Ushtarët serbë nuk do të shkelin kurrë në
Gervalla

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla, me rastin e kërkesës së Qeverisë së Serbisë drejtuar KFOR-it që policët dhe ushtarët serbë të kthehen në territorin e Kosovës, tha se ushtarët serbë “nuk do të mund të shkelin kurrë në territorin e Kosovës sërish”.

“Serbia e di shumë mirë se në Kosovë nuk do të hyjnë kurrë 1000 ushtarë, por as 10 ushtarë serbë. Ata nuk i lanë vend vetes që të jenë këtu”, ka thënë Gërvalla.

Sipas saj, një aventurë e tillë do ta çonte Serbinë në rrugë pa krye dhe theksoi se dëshira e Beogradit është që të shkaktojë incidente në Kosovë por kjo nuk ka për të ndodhur.

“Nuk e përjashtoj dëshirën e madhe që ka Serbia për të shkaktuar incidente në Kosovë, por ëndrrat që shoh – që ushtarët serbë të mund të shkelin në Republikën e Kosovës, duhet të shuhen njëherë e përgjithmonë. Nuk besoj se aventurierët nuk e dinë se një aventurë e tillë do ta çonte Serbinë në rrugë pa krye”, tha minsitrja.

Ajo pretendon se Serbia po i kryen të gjitha veprimet e fundit me qëllim që të shmangë dialogun që, thotë ajo, çon në njohje reciproke.

donika gërvalla tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll