Bota

VIDEO/ Oficerët e policisë në Londër argëtohen 'si fëmijë', lënë shërbimin dhe luajnë me topa bore, përfundojnë në komisariat

Pamjet u filmuan nga stafi në Kishën e Shën Palit në perëndim të Hackney të hënën pasdite, kur kryeqyteti u godit nga katër centimetra dëborë.

16 Dhjetor 2022, 07:57 Nga a.l
VIDEO/ Oficerët e policisë në Londër argëtohen 'si
Oficerët

BRITANI- Gjashtë oficerë policie në Londër e kanë pësuar keq pasi janë filmuar duke luajtur topa bore gjatë orarit të punës. Ata ishin duke shijuar momentin argëtues mes tyre, por duket se aventura zgjati shumë pak pasi ata janë shoqëruar në Policinë Metropolitane, pas një denoncimi anonim. Ngjarja ka ndodhur afër stacionit të policisë Stoke Newington, shkruan DailyMail. 

Pamjet u filmuan nga stafi në Kishën e Shën Palit në perëndim të Hackney të hënën pasdite, kur kryeqyteti u godit nga katër centimetra dëborë.

Pas postimit të videos në internet është bërë një denoncim në Policinë Metropolitane. Klipi prej 30 sekondash tregon gjashtë oficerë të uniformuar duke zbritur nga një furgon policie./ Dosja.al

arrestohen oficeret e policise ne londer

Sondazh

Poll