Aktualitet

Pallati tek 'Myslym Keta"/ Mazniku: Kanë marrë bonuse e banesa. Banori e përgënjeshtron LIVE: Asnjë s'na kanë dhënë, ne ishim në Amerikë

Cjapi në një lidhje live në SYRI TV gjatë emisionit ‘Çim Peka LIVE’ ka përgënjeshtruar Maznikun, duke thënë se nuk ka marrë asnjë bonus qiraje dhe se nuk ka qenë fare në Shqipëri, por në Amerikë.

15 Dhjetor 2022, 22:43 Nga I.A
Pallati tek 'Myslym Keta"/ Mazniku: Kanë marrë bonuse e
Arbjan Mazniku dhe Pjeter Cjapi

TIRANË- Nënkryetarin e bashkisë, Arbjan Mazniku ka deklaruar se një banor me emrin Pjetër Cjapi ka marrë bonus qiraje prej dy vitesh si edhe një shtëpi 1+1.  Por po ky banor i rrugës ‘Myslim Keta’ që Bashkia e Tiranës kërkon që të shembë një bllok pallatesh, ka përgënjeshtruar live Maznikun. Cjapi në një lidhje live në SYRI TV gjatë emisionit ‘Çim Peka LIVE’ ka përgënjeshtruar Maznikun, duke thënë se nuk ka marrë asnjë bonus qiraje dhe se nuk ka qenë fare në Shqipëri, por në Amerikë.

Mazniku: Të gjithë personat që zoti Këlliçi takoi sot, janë shpallur fitues për të marrë një banesë të re. Kanë aplikuar dhe janë shpallur fitues. Zonja Ferizlete Cjapi, ka aplikuar për të Petrit Cjapi dhe është shpallur fitues, për një strukturë 1+1 dhe është trajtuar që nga fillimi me bonues qiraje. Nuk duhet të jetonte aty në atë banesë, i është paguar nga qeveria bonusi i qirasë. Zonja Xhevahire Isufaj ishte në krah, ka dalë fituese për banesë 2+1. Zoti Sherif Laçi fitues i një banese 1+1. Zonja Afërdita Bërliku... 30 nga familjet kanë shkuar te banesat e reja te '5 maji'. Grupi i dytë i familjeve do të shkojë sërish te '5 maji'. Ka tentativë për përfitim politik. Jeta e atyre njerëzve po rrezikohet.

Banori: Unë jam Petrit Cjapi. Mazniku paska thënë, se nuk e kam parë se, Petrit ka marrë shtëpi dhe ka marrë bonus 2 vite. Unë kam qenë në Amerikë dhe nuk kam qenë këtu fare për atë punë. Ne kemi aplikuar vetëm për të marrë 3 milionë e gjysëm lekë siç morën të tjerët, pastaj na e anuluan neve. Asnjë veprim tjetër nuk kemi.

Pyetje: Pra e përgënjeshtroni Maznikun?

Banori: Patjetër, unë kam qenë në Amerikë dhe nuk kam qenë këtu.

arbjan mazniku pjetër cjapi

Sondazh

Poll