Aktualitet

Gazetari Manaj u bën thirrje prindërve shqiptarë: Mos i lini fëmijët të kalojnë kanalin në këtë kohë, moti i keq sjell tragjedi

Sipas Manajt, moti është i acartë në këto kohë dhe udhëtimet janë shumë të rrezikshme.

15 Dhjetor 2022, 23:06 Nga F.M
Gazetari Manaj u bën thirrje prindërve shqiptarë: Mos i lini
Arben Manaj dhe Blendi Fevziu

TIRANË- Gazetari Arben Manaj ka folur ka lëshuar një thirrje ndaj prindërve shqiptarë që mund të kenë fëmijët në pritje për të kaluar kanalin e “La Manshit”. Në një lidhje për emisionin “Opinion”, Manaj tha se kalimi nuk duhet bërë në këtë kohë, referuar motit të keq. Sipas Manajt, moti është i acartë në këto kohë dhe udhëtimet janë shumë të rrezikshme. 

“Shqiptarët vijnë sepse normalisht është e drejta e tyre, është njerëzore. Kush jam unë t’u them atyre mos hajdeni. Është e drejta e tyre që të kërkojnë një jetë më të mirë dhe shikojnë mundësira. Plus ekziston siç tha dhe ambasadori TikTok. Unë meqë jemi në fund do doja të bëja një thirrje nëse më lejon, të gjithë prindërve shqiptarë që mund të kenë fëmijët e tyre në pritje për të kaluar “La Manshin”, ju lutem si prindër jo në këtë kohë. Ju lutem. Këto tragjedi në këtë mot të acartë, udhëtimet janë shumë të rrezikshme. Vetë fakti i tragjedisë së fundit me gomone tregoi që u thye miti i transportimit të gomoneve nga francezët tek anglezët në mes të “La Manshit”. Të mos kishte qenë një peshkarexhë angleze dhe ata njerëz duhet të jenë heronj, që arritën t’i shpëtojnë,"- u shpreh ai.

blendi fevziu arben manaj

Sondazh

Poll