Bota

E rëndë në Greqi, avioni bie në det, humb jetën njëri prej piloteve, shpëton 26-vjeçari

Nga dy personat në bord që ndodheshin në bord, njëri prej tyre humbi jetën, ndërkohë që tjetri ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.  

15 Dhjetor 2022, 18:14 Nga I.A
E rëndë në Greqi, avioni bie në det, humb jetën
Avioni

GREQI- Një avion u rrëzua në zonën detare pranë malit Kakos pranë aeroportit të Heraklios në ishullin e Kretës mëngjesin e së enjtes. Nga dy personat në bord që ndodheshin në bord, njëri prej tyre humbi jetën, ndërkohë që tjetri ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.  

Avioni me një motor me dy persona në bord u rrëzua në det rreth orës 10:00, pak kohë pasi u ngrit nga aeroporti i Heraklios, ku kishte një ndalesë për karburant ndërsa po shkonte për në Egjipt.

Përplasja mobilizoi rojet bregdetare, brigadat e zjarrfikësve, njësitë e shpëtimit EMAK, policinë dhe forcat ajrore dhe ambulancat. Avioni nuk u mbyt menjëherë dhe dëshmitarët thuhet se po shihnin dy persona duke u përpjekur të mbanin avionin që po fundosej.

Sondazh

Poll