Bota

5 adoleshentë tentojnë të përdhunojnë shoqen e klasës në oborrin e shkollës, mes tyre një shqiptar

Ka qenë nëna e të miturës, një 45-vjeçare ajo që bëri denoncimin në polici për tentativën e përdhunimit të vajzës së saj.

15 Dhjetor 2022, 17:28 Nga F.M
5 adoleshentë tentojnë të përdhunojnë shoqen e
Foto Ilustruese

GREQI- Pesë nxënës të moshave 13 deri në 16 vjeç, mes tyre një shqiptar, janë arrestuar nga policia greke pasi kanë sulmuar dhe kanë tentuar të përdhunojnë një shoqe të klasës së tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme. Ka qenë nëna e të miturës, një 45-vjeçare ajo që bëri denoncimin në polici për tentativën e përdhunimit të vajzës së saj.

“Në orën 11 të mëngjesit të së mërkurës, vajza ndodhej në oborrin e gjimnazit, pesë shokë të mitur të klasës, duke vepruar së bashku, e kanë dhunuar dhe më pas e kanë rrahur në gjoks dhe organet gjenitale,”- ka thënë ajo.

Vajza, duke rezistuar, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ka arritur të identifikojë dhe arrestojë anëtarët e grupit dhe prindërit e tyre teksa ndodheshin në shtëpi. Ata janë dy 15-vjeçarë, një 16-vjeçar rom, një 13-vjeçar dhe një 14-vjeçar nga Shqipëria.

policia greke perdhunim ne greqi

Sondazh

Poll