Bota

Barrikadat në veri/ Le Monde: Strategjia e Albin Kurtit për të tensoinuar situatën

Por kriza aktuale që po shqyen veriun e këtij vendi të vogël ballkanik shënon një pikë kthese në këtë fushë. Prej javësh, tensioni është rritur në Mitrovicë, në katër komuna të populluara me serbë që nuk e njohin sovranitetin e këtij vendi me shumicë shqiptare. Barrikada në rrugë, sulme nga policë shqipfolës, madje edhe nga forcat policore evropiane të EULEX-it... Grupet radikale në këtë xhep të paligjshmërisë që i nënshtrohet mafies po shtojnë dhunën, duke rritur frikën e rikthimit në luftë. Të dielën më 11 dhjetor, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, madje kërcënoi se do të dërgonte "një mijë policë dhe ushtarë" për të mbrojtur rreth 40,000 serb që banojnë atje.

15 Dhjetor 2022, 14:47 Nga d.a.
Barrikadat në veri/ Le Monde: Strategjia e Albin Kurtit për të
KFOR

Nga Le Monde

Zakonisht në Kosovë 'baleti' i krizave diplomatike apo politike është i vendosur mirë. Kur tensioni rritet, mjafton vetëm protesta ose mesazhe të mirëmenduara nga ambasadat e ndryshme perëndimore, duke filluar nga ajo e Shteteve të Bashkuara, që elitat politike vendase të binden. Gati dy milionë kosovarë e dinë se janë shumë të detyruar ndaj rolit vendimtar të NATO-s në luftën e tyre kundër Serbisë në 1999 për t'i lejuar vetes të distancohen nga sponsorët e tyre perëndimorë. Sidomos përballë një qeverie në Beograd të mbështetur nga Rusia, e cila ende nuk e njeh pavarësinë e rajonit të saj të mëparshëm.

Por kriza aktuale që po shqyen veriun e këtij vendi të vogël ballkanik shënon një pikë kthese në këtë fushë. Prej javësh, tensioni është rritur në Mitrovicë, në katër komuna të populluara me serbë që nuk e njohin sovranitetin e këtij vendi me shumicë shqiptare. Barrikada në rrugë, sulme nga policë shqipfolës, madje edhe nga forcat policore evropiane të EULEX-it.

Grupet radikale në këtë xhep të paligjshmërisë që i nënshtrohet mafies po shtojnë dhunën, duke rritur frikën e rikthimit në luftë. Të dielën më 11 dhjetor, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, madje kërcënoi se do të dërgonte "një mijë policë dhe ushtarë" për të mbrojtur rreth 40,000 serb që banojnë atje.

Nëse pala serbe nuk është pa qortime me këtë retorikë luftarake, burimi i tensioneve aktuale megjithatë fillimisht duhet kërkuar në Prishtinë. Që nga fillimi i vitit 2022, kryeministri aktual kosovar, nacionalisti i majtë shqiptar Albin Kurti, ka intensifikuar veprimet në Mitrovicën e Veriut, edhe nëse kjo nënkupton thyerjen e status quo-së së deritanishme të favorizuar nga evropianët dhe amerikanët.

“Problemi në Veri ishte si një konflikt i ngrirë, por ai vendosi të veprojë atje për të forcuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës ,” vëren Engjellushe Morina, nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, një institut pan-evropiane.

tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll