Bota

Putin kërkon të forcojë lidhjet me Lindjen për të kapërcyer ndikimin financiar të sanksioneve

Në një fjalim televiziv ai tha se Rusia do të zhvillojë lidhjet e saj ekonomike me vendet në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine pasi Perëndimi vendosi sanksione pas pushtimit të Ukrainës.

15 Dhjetor 2022, 14:36 Nga d.a.
Putin kërkon të forcojë lidhjet me Lindjen për të
Putin

RUSI- Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të përpiqet të kapërcejë ndikimin financiar të sanksioneve duke u shitur gaz fqinjëve të saj lindorë.

Në një fjalim televiziv ai tha se Rusia do të zhvillojë lidhjet e saj ekonomike me vendet në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine pasi Perëndimi vendosi sanksione pas pushtimit të Ukrainës. Në takimin televiziv me zyrtarë të enjten, atij iu tha se PBB-ja e Rusisë pritet të bjerë me 2.5% në vitin 2022.

“Ne do të heqim kufizimet në logjistikë dhe financa. Më lejoni t'ju kujtoj se duke vendosur sanksione, vendet perëndimore po përpiqeshin ta shtynin Rusinë në periferi të zhvillimit botëror. Por ne kurrë nuk do të marrim rrugën e izolimit”, tha ai.

Ai shtoi se përkundrazi, ata po zgjerojnë dhe do ta zgjerojnë bashkëpunimin me të gjithë ata që kanë interes për këtë në muajt në vijim.

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll