Aktualitet

U kërkohet të dalin nga banesat, protesta e banorëve në njësinë nr.4: Banesat tona janë të rregullta

Banorët thonë se kjo po bëhet për t’i hapur rruge ndërtimeve të bashkisë pasi shtëpitë ata i kanë riparuar dhe dëmtimet kanë qenë të nivelit Ds3 dhe Ds2.

15 Dhjetor 2022, 14:41 Nga A.B
U kërkohet të dalin nga banesat, protesta e banorëve në
Qytetarja

TIRANË- Ditën e sotme banorët që jetojnë në pallatin nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë kanë dalë në protestë pasi u është kërkuar që të largohen nga banesat e tyre, të cilat do prishen. 

Banorët thonë se kjo po bëhet për t’i hapur rruge ndërtimeve të bashkisë pasi shtëpitë ata i kanë riparuar dhe dëmtimet kanë qenë të nivelit Ds3 dhe Ds2. Në këtë nivel dëmtimi banesat duhet të riparohen dhe jo të shkatërrohen.

'Kjo është vetëm për fitimet e tyre. Shtëpinë e kam ashtu që nga koha e tërmetit.'- tha një e moshuar. 

Një tjetër person u shpreh: Këto punë që bëhen këtu nuk bëhen në asnjë vend tjetër.

proteste ne tirane shembet pallati te myslym keta

Sondazh

Poll