Aktualitet

Rrethohet me shiritë dhe gurë/ Ura e Zogut në Milot rrezikon shembjen, ndalohet kalimi i këmbësorëve

Aktualisht ura është rrethuar me shiritë dhe gurë, ndërsa autoritetet kanë bllokuar lëvizjen e këmbësorëve, pasi monumenti i kulturës rrezikon të shembet.

15 Dhjetor 2022, 13:05 Nga a.l
Rrethohet me shiritë dhe gurë/ Ura e Zogut në Milot rrezikon
Ura e Zogut

MILOT- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një sërë problemesh në Milot. Prurjet e larta të lumit Fan dhe Mat kanë dëmtuar urën e Zogut. Struktura e urës pësoi dëmtime jo vetëm në këmbët e saj por edhe në pjesën e harqeve. Aktualisht ura është rrethuar me shiritë dhe gurë, ndërsa autoritetet kanë bllokuar lëvizjen e këmbësorëve, pasi monumenti i kulturës rrezikon të shembet.

Ura e Zogut është një nga më të veçantat në vendin tonë për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo është ndërtuar nga një inxhinier italian dhe ka marrë emrin e Mbretit Zog, pasi ai ishte vetë ideatori për ndërtimin e urës. Në ato vite ura ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e Epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën. Vepra kulturore që po degradon dita-ditës është e njohur si një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Ajo ndodhet në krahun e majtë të Rrugës së Kombit dhe ura lidhej me Kurbinin, Mirditën dhe Lezhën./Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll