Aktualitet

Me 24 kg hashash gati për shitje/ Arrestohet 31- vjeçari shqiptar në Itali, si u tradhëtua nga shoku i makinës

Policia e Shtetit kërkoi dhe mori nga Prokuroria një urdhër kontrolli në shtëpinë e shqiptarit, ku u gjetën 23 thasë me një peshë totale prej 23.97 kg hashash dhe 8 gramë marihuanë.

15 Dhjetor 2022, 13:52 Nga a.l
Me 24 kg hashash gati për shitje/ Arrestohet 31- vjeçari shqiptar
droga

ITALI- Një 31- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije, se shqiptari është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar Volanti, pasi është kapur me 24 kg drogë e llojit hashash në Reggio.

Sipas mediave italiane, i riu është kapur në makinë i shoqëruar nga një person tjetër. Ky i fundit, ka dorëzuar menjëherë 50 gramë hashash të mbështjellë qese transparente. Policia e Shtetit kërkoi dhe mori nga Prokuroria një urdhër kontrolli në shtëpinë e shqiptarit, ku u gjetën 23 thasë me një peshë totale prej 23.97 kg hashash dhe 8 gramë marihuanë.

Vetëm dy ditë më parë, vetë stacioni i policisë së Reggio-s dha lajmin për një tjetër sekuestrim droge me peshë 130 kg, e llojit  marihuanë dhe hashash me tre trafikantë të dyshuar./Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll