Aktualitet

Arrestohet 30- vjeçarja në Durrës, si tentoi të kalonte kufirin me dokumenta të falsifikuara

E arrestuara do të përballet me akuzën për këtë vepër penale.

15 Dhjetor 2022, 13:16 Nga a.l
Arrestohet 30- vjeçarja në Durrës, si tentoi të kalonte
Policia në portin e Durrësit

DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 30- vjeçare e cila tentoi të kalonte kufirin me dokumenta të falsifikuara. 

"Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, kapet në flagrancë në PKK Port Durrës dhe vihet në pranga 30-vjeçarja. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, në vijim të kontrolleve, duke përdorur pajisje të teknologjisë bashkëkohore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, arrestuan shtetasen E. B., 30 vjeçe, banuese në Kosovë, pasi ka tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara", njofton policia. 

E arrestuara do të përballet me akuzën për këtë vepër penale./Dosja.al

arrestime ne durres

Sondazh

Poll