Bota

"Nuk besoj të jenë kundër", Kurti nuk sheh asnjë problem në rrugën e anëtarësimit të Kosovës nga 5 shtetet që nuk e njohin

Kurti u shpreh se nuk e sheh si problem rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Europian, faktin që pesë vende anëtare të Unionit ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

15 Dhjetor 2022, 14:07 Nga d.a.
"Nuk besoj të jenë kundër", Kurti nuk sheh asnjë
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur nga Çekia pasi dorëzoi aplikimin për të marrë statusin kandidat për anëtarësim në BE.

Kurti u shpreh se nuk e sheh si problem rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Europian, faktin që pesë vende anëtare të Unionit ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Siç e dimë, kur e kemi nënshkruar MSA-në, pesë shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ishin dakord dhe nuk besoj që pakica e shteteve anëtare të BE-së të cilat ende nuk e njohin pavarësinë tonë do të jenë kundër nesh që t’i bashkohemi familjes europiane”, tha Kurti.

Kurit shtoi se se nuk do të kërkojnë rrugë alternative për anëtarësim në BE dhe se do të angazhohen që t’i zbusin zërat skeptikë.

“Me përkushtimin tonë, edhe ndonjë zë skeptik në Bashkimin Europian lidhur me Kosovën besojmë që do ta zbusim e do ta ndryshojmë”, tha Kurti.

Shefi i qeverisë kosovare dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe nga Praga tha se nuk beson që në këtë çështje Kosovës do t’i dalë problem me shtetet mosnjohëse.

albin kurti aplikimi i kosoves per be

Sondazh

Poll