Art&Argëtim

Çifti gënjen se po bëhen prindër, ‘shpërthen’ debati në BBVK: Stresi dhe Gjoni shajnë në gjuhë banale

Në debatin e zjarrtë është inkuadruar edhe reperi Arkimed Lushaj – Stresi, i cili mes të bërtiturash ndaj Gjonit, në një moment e ka denigruar debatin duke përdorur edhe sharje dhe gjuhë banale.

15 Dhjetor 2022, 07:31 Nga A.B

Çifti gënjen se po bëhen prindër,

KOSOVË- Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë e qetë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Çifti i blogerëve, Alisa dhe Urimi, iu kanë bërë një rreng banorëve të tjerë, duke u thënë se po bëheshin prindër brenda shtëpisë së BBVK.

Pasi mësuan lajmin, të gjithë banorët u janë afruar nga afër çiftit për t’i uruar, ndërkohë vetëm pak minuta më vonë morën vesh se gjithçka ishte një shaka e bërë nga çifti. Kjo ka bërë që mes banorëve të shtëpisë të lindin më pas pakënaqësitë, me Gjon Karricën (Luati), i cili e ka quajtur këtë rreng si një rreng “pa shije”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Ai nuk është ndalur duke debatuar me zë të lartë me të gjithë banorët ,aq sa madje në një moment ka kërcënuar edhe se do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. Në debatin e zjarrtë është inkuadruar edhe reperi Arkimed Lushaj – Stresi, i cili mes të bërtiturash ndaj Gjonit, në një moment e ka denigruar debatin duke përdorur edhe sharje dhe gjuhë banale.

big brother vip kosova

Sondazh

Poll