Bota

Tragjedia në kanalin anglez, Qeveria britanike e konfirmon: 4 emigrantë të vdekur, vijojnë hetimet

Më herët u raportua se 43 persona u shpëtuan.

14 Dhjetor 2022, 13:00 Nga A.B
Tragjedia në kanalin anglez, Qeveria britanike e konfirmon: 4
Varka

BRITANI E MADHE- Katër persona janë konfirmuar të vdekur pasi u përpoqën të kalonin Kanalin mëngjesin e sotëm. Kjo u konfirmua nga një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar i cili tha:

'Në orën 0305 të ditës së sotme, autoritetet u njoftuan për një incident në Kanal në lidhje me një varkë të vogël emigrantësh në fatkeqësi. Pas një operacioni të koordinuar kërkim-shpëtimi të udhëhequr nga Rojet Bregdetare HM, me keqardhje ka pasur 4 vdekje të konfirmuara si rezultat i këtij incidenti, hetimet janë në vazhdim dhe ne do të japim informacione të mëtejshme në kohën e duhur. Kjo është një ngjarje vërtet tragjike. Mendimet tona janë me miqtë dhe familjet e të gjithë atyre që kanë humbur jetën sot.'

Më herët u raportua se 43 persona u shpëtuan gjatë operacionit të madh kërkimi dhe shpëtimi në brigjet e Kentit, raporton The Guardian.

mbytet varka ne angli

Sondazh

Poll