Bota

Barrikadat në veri, policia e Kosovës: Dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura

Në njoftimin e saj Policia thotë se vënia e barrikadave dhe aktet e tjera kriminale kanë vështirësuar punën e institucioneve të sigurisë.

14 Dhjetor 2022, 12:18 Nga d.a.
Barrikadat në veri, policia e Kosovës: Dy pikat kufitare Jarinjë
Policia e Kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar sot se situata e sigurisë në veri të vendit është e njëjtë, ndërkohë që dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç dihet për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale.

Në njoftimin e saj Policia thotë se vënia e barrikadave dhe aktet e tjera kriminale kanë vështirësuar punën e institucioneve të sigurisë.

“Aktet kriminale, vendosja e barrikadave, sulmet me armë zjarri e mjete shpërthyese, kanë vështirësuar punën e institucioneve të sigurisë, kanë cenuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave, por nuk kanë ndaluar punën e Policisë së Kosovës e cila në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se “në vazhdimësi e kemi bërë të ditur se Policia e Kosovës punën e bazon në vlerat e saja si profesionalizmi, përgjegjësia dhe integriteti, në kuadër të të cilave ofron siguri dhe trajton të gjithë qytetarët pa dallime”.

tensione në veri të kosovës policia e kosoves

Sondazh

Poll