Sport

VIDEO / Befason Ronaldo: "Kush tha që nuk e dua Argjentinën...unë e dua shumë atë..

CR7-ta u largua nën lot nga Botërori i tij i fundit pas eliminimit të Portugalisë nga Maroku shfaqet duke shprehur dashurinë për Argjentinën, skuadrën e rivalit më të madh të tij në karrierë të Lionel Messit.

13 Dhjetor 2022, 17:30 Nga DOSJA
VIDEO / Befason Ronaldo: "Kush tha që nuk e dua

PORTUGALI - Në prag të ndeshjes gjysmëfinale të parë të Botërorit mes Kroacisë dhe Argjentinës, të gjtihë janë shprehur për preferencat e tyre për skuadrat e mbetura se kush do të kalojë në finale apo edhe kush do ta ngre trofeun.

Mes trye janë edhe emrat e lojtarëve të cilët janë eliminuar tashmë pavarësisht se ishin mes pretendentëve.

Në rrjete sociale sot qarkullon një video që shumë shpejt u bë virale, që edhe pse e vjetër, duke u përshtatur me të tashmen tingëllon disi e cuditshme.

Në të Cristiano Ronaldo, i cili u largua nën lot nga Botërori i tij i fundit pas eliminimit të Portugalisë nga Maroku shfaqet duke shprehur dashurinë për Argjentinën, skuadrën e rivalit më të madh të tij në karrierë të Lionel Messit.

"Agjentina...Argjentina...e dashura ime është nga argjentina, e dua Argjentinën. Njerëzit mendojnë se nuk e dua Argjentinën, por unë e dua atë...shumë," - thotë Ronaldo

Gjithësesi edhe pse në këtë video flet për vendin e origjinës të të dashurës së tij ai edhe vetë me sa duket aludon me fjalë Argjentinë si për të ngacmuar pak fansat për mardhënien e tij me Messin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll