Aktualitet

Covid, MSH: 32 persona janë infektuar në 24 orët e fundit

Nga 424 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 32 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 189 pacientë aktivë me COVID-19.

13 Dhjetor 2022, 19:16 Nga I.A
Covid, MSH: 32 persona janë infektuar në 24 orët e fundit
Foto ilustruese

TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 424 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 32 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 189 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. 

Njoftimi i MSH-së:

32 qytetarë janë infektuar me COVID në vendin tonë dhe janë kryer gjithsej 424 testime gjatë 24 orëve të fundit. Personat e infektuar janë në këto qytete: 14 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Kuçovë, Elbasan. Gjithsej janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2 dhe janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,670 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 13 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 32
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 424
Testime totale 2,013,492
Raste pozitive 332,453
Raste të shëruara 328,670
Raste Aktive 189
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 137
Vlorë 15
Fier 11
Gjirokastër 9
Lezhë 5
Durrës 4
Elbasan 3
Shkodër 3
Berat 2

covid ne vend rastet e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll