Aktualitet

Sunak u zotua të kthejë shqiptarët, Amnesty International: Po bën "kokë turku" azilkërkuesit

Steve Valdez-Symonds, Drejtor i të Drejtave të Refugjatëve dhe Migrantëve në Amnesty International në Mbretërinë e Bashkuar tha kryeministri Sunak ose nuk ka një ide për çështjen e azilkërkuesve ose sinqerisht nuk i intereson.

13 Dhjetor 2022, 17:32 Nga k.m.
Sunak u zotua të kthejë shqiptarët, Amnesty International: Po
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- "Amnesty International" në Britaninë e Madhe ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Rishi Sunak se të gjithë shqiptarët e mbetur do të largohen shpejt dhe se qeveria është e vendosur për të nisur fluturimet në Ruanda për të dërguar atje azilkërkuesit. Në përgjigje të njoftimit të kryeministrit sot për të trajtuar azilin, Steve Valdez-Symonds, Drejtor i të Drejtave të Refugjatëve dhe Migrantëve në Amnesty International në Mbretërinë e Bashkuar tha kryeministri Sunak ose nuk ka një ide për çështjen e azilkërkuesve ose sinqerisht nuk i intereson.

DEKLARATA E PLOTË:

Sunak flet për drejtësi – megjithatë qeveria e tij ka shkatërruar sistemin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar, duke u bërë dëm të konsiderueshëm mijëra njerëzve të cenueshëm pa asnjë arsye tjetër veçse një përpjekje për të shmangur përgjegjësitë që ai pret të marrin vendet e tjera. Drejtësi do të thotë të veprojmë sipas përgjegjësive tona ligjore, duke mos kërkuar paturpësisht t'i shmangim ato. Do të thotë të respektosh të drejtat e njerëzve dhe të njohësh nevojat e tyre, të mos demonizosh njerëzit për të justifikuar padrejtësitë mizore që qeveria po u bën atyre.

Njoftimi i sotëm është i mbushur me gabime të ligjit dhe faktit dhe nëse zbatohet do të shkaktojë jë situatë katastrofike, të krijuar tashmë nga politikat e qeverisë së Sunak më të dëmshme për njerëzit që ikin nga konflikti dhe persekutimi, ndërsa vazhdojnë të përfitojnë kontrabandistët, trafikantët dhe abuzuesit e tjerë.

Në vend që t'i vrasim njerëzit që kërkojnë azil, ne kemi nevojë urgjente që qeveria të rishikojë plotësisht politikën e saj, të anulojë marrëveshjen e Ruandës, të vendosë rrugë të sigurta në mënyrë që më pak njerëz të dëshpëruar të rrezikojnë jetën e tyre dhe të përqendrohen në vendosjen e drejtë dhe efikase të kërkesave për azil që merr Mbretëria e Bashkuar.

Kryeministri britanik Rishi Sunak u zotua këtë të martë të "pastrojë" azilkërkuesit nga vendi që po drejton. Rishi Sunak tha se ai po shtonte qindra punëtorë për të përpunuar kërkesat për azil dhe për të pastruar ngarkesën e më shumë se 143,000 aplikimeve në pritje deri në fund të vitit 2023.

steve valdez-symonds shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll