Aktualitet

“Tërbohet” shqiptari në Itali/ Sulmon makinën e një zonje me 3 fëmijë, rreh gruan dhe sulmon efektivët...pastaj pendohet dhe kërkon falje

Ai fillimisht theu xhamin e përparmë të makinës së një zonje shtatëzënë që kishte tre fëmijë në makinë me vete, sepse ajo nuk kishte vënë sinjalin e kthesës për të sinjalizuar ndryshimin e drejtimit.

13 Dhjetor 2022, 17:46 Nga k.m.
“Tërbohet” shqiptari në Itali/ Sulmon makinën e
Foto ilustruese

ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar në Itali është vënë në prangat e Policisë, pasi nën efektin e alkoolit, ai fillimisht theu xhamin e përparmë të makinës së një zonje shtatëzënë që kishte tre fëmijë në makinë me vete, sepse ajo nuk kishte vënë sinjalin e kthesës për të sinjalizuar ndryshimin e drejtimit.

Sipas mediave të huaja, shqiptari i paidentifikuar gjithashtu ka goditur partneren e tij përballë karabinierëve, të cilët kanë ndërhyrë pas thirrjes të së aksidentuarës. Ndaj dhe i janë vendosur prangat. 

I proceduar me shpejtësi në gjykatën e Savonës, pasi kaloi natën në dhomën e sigurisë së komandës krahinore të Armës, ai i kërkoi falje gruas së tij, gruas së cilës i kishte shkatërruar xhamin e përparmë të makinës, duke premtuar se do të shlyente dëmet. Më pas u kërkoi falje edhe karabinierëve që kishte tentuar t’i sulmonte.

itali

Sondazh

Poll