Politike

Situata në Veri të Kosovës, Meta: Burimi i tensioneve vjen nga politika e vjetër e Beogradit

Meta u shpreh se burimi i tensioneve vjen pas politikës së vjetër të Beogradit.

13 Dhjetor 2022, 13:18 Nga A.B
Situata në Veri të Kosovës, Meta: Burimi i tensioneve vjen nga
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Meta u shpreh se burimi i tensioneve vjen pas politikës së vjetër të Beogradit. Ky i fundit, sipas Metës kërkon të krijojë tensione në rajonin tonë. 

'Është e qartë se burimi i tensioneve vjen nga politika e vjetër e Beogradit, kërkon të krijojë tensione në rajonin tonë. Kjo nuk shkon në interes të askujt më shumë se Rusisë. Tregon se kush është faktori që minon vlerat e bashkëjetesës, në vendin tonë. Ne e kemi mbështetur dhe mbështesim institucionet e Kosovës, KFOR dhe apelojmë për dialogun si të vetmen rrugë jo vetëm të normalizimit por dhe për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve Serbi-Kosovë.'- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll