Bota

Tensionet në veri, Escobar së bashku me Lajçak do të zhvillojnë një takim me Albin Kurtin

Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit, e cila deklaroi se takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun është caktuar të zhvillohet në orën 17:30.

13 Dhjetor 2022, 14:37 Nga d.a.
Tensionet në veri, Escobar së bashku me Lajçak do të
Lajcak, Kurti, Escobar

KOSOVË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së bashku me  përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë sot një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit, e cila deklaroi se takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun është caktuar të zhvillohet në orën 17:30.

Escobar ka zhvilluar dhe ditën e djeshme një takim me kryeministrin Kurti ku pas tij u shpreh se ky ishte një vizitë rutinë dhe nuk dha detaje në lidhje se me çfarë u bisedua.

Situata mbetet e tensionuar në veri të vendit, ndërkohë që ndërkombëtarët po përpiqen t’i nxisin palët që të përqendrohen në dialog. Prej 4 ditësh në Rudar janë vendosur barrikada nga serbët, duke ndaluar kështu kalimin në pikat kufitare mes dy vendeve.

 

gabriel escobar ne kosove miroslav lajçak ne kosove albin kurti

Sondazh

Poll