Bota

Përplasje në Kuvendin e Italisë/ Meloni vjen me vonesë: Kishte trafik! Deputeti e kritikon: Problem edukimi

Meloni ka argumentuar se kjo vonesë ka ardhur për shkak të trafikut.

13 Dhjetor 2022, 13:34 Nga a.l
Përplasje në Kuvendin e Italisë/ Meloni vjen me vonesë:
Giorgia Meloni

ITALI- Seanca e kuvendit ditën e sotme është shoqëruar me debate. Shkak është bërë vonesa e kryeministres Giorgia Meloni, e cila ka mbaërritur 20 minuta pasi sesanca kishte nisur. Mediat italiane bëjnë me dije se, kjo gjë ka irrituar deputetin Roberto Giachetti, i cili e ka kritikuar duke i thënë se kjo vonesë nuk kishte ndodhur prej 20 vitesh dhe se sipas së cilit është një mungesë respekti ndaj institucioneve.

Pa arsye, ajo shfaqet më shumë se 20 minuta me vonesë, nuk mbaj mend një episod të ngjashëm në 20 vitet e fundit, është problem edukimi dhe respekti për institucionet”, ka thënë Giachetti.

Meloni ka argumentuar se kjo vonesë ka ardhur për shkak të trafikut.

Kërkoj falje për vonesën por ka pasur një problem në trafik, pas së cilës secili do të nxjerrë rezultatet e veta”, iu përgjigj Meloni.

Kryeministrja italiane ne fjalën e saj nga foltorja e kuvendit u shpreh e gatshme se Italia do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Ukrainës dhe të mbështesim çdo përpjekje demokratike për të arritur një negociatë mes palëve./Dosja.al

giorgia meloni

Sondazh

Poll