Bota

Barrikadat/ Paroviç: Serbët në Veri janë peng të njerëzve si Vuçiç, Radoiçiç dhe Veselinoviç

Sipas kryetarit të Lëvizjes për Lirinë Popullore, thelbi i gjithë lojës së pistë të keqpërdorimit të ndjenjave atdhetare serbe ka të bëjë se partneriteti ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe dy përfaqësuesve serb në Kosovë, Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç është lëkundur.

13 Dhjetor 2022, 14:22 Nga a.l
Barrikadat/ Paroviç: Serbët në Veri janë peng të
Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç

KOSOVË- Barrikadat në Veri dhe tensionimi i situatës, sipas politikanit serb, Miroslav Paroviç i shërben vetëm dy përfaqësuesve të Listës Serbe, të cilët së fundmi u sanksionuan edhe nga Mbretëria e Bashkuar, Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç.

Sipas kryetarit të Lëvizjes për Lirinë Popullore, thelbi i gjithë lojës së pistë të keqpërdorimit të ndjenjave atdhetare serbe ka të bëjë se partneriteti ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe dy përfaqësuesve serb në Kosovë, Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç është lëkundur.

Prandaj barrikadat në veri të Kosovës i shërbejnë qëllimit që dy biznesmenë kontrovers të hapin një linjë të pavarur negociatash me një faktor të jashtëm. Sigurisht, Vuçiç’it nuk i pëlqen fare kjo dhe për këtë arsye ai po përpiqet të përdorë ushtrinë për t’i thënë të njëjtit faktor të huaj se edhe ai është i gatshëm të shkaktojë një krizë të madhe”, ka thënë Miroslav Paroviç.

Paroviç theksoi se serbët në Veri janë peng të njerëzve si Vuçiç, Radoiçiç dhe Veselinoviç.

Prandaj nuk ka zgjidhje për asnjë problem në vend derisa të rrëzohet kjo qeveri e kriminalizuar dhe e korruptuar, e cila është shkaku i të gjitha tradhtive”, ka shtuar ai.

Tensionet në veri të Kosovës vijojnë. Rrugët janë bllokuar kryesisht me automjete. Para vendosjes së barrikadave ishin kryer disa sulme ndaj policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të EULEX-it, të cilat i kanë dënuar ndërkombëtarët. Policia e rendit e ka shtuar prezencën në pjesën veriore të vendit.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll