Bota

Arrestimi i ish-policit Dejan Pantiç/ Petkoviç thirrje Kurtit: I rrezikohet jeta në burg, shihni vetëm barrikadat

Petkoviç i është drejtuar EULEX-it dhe Miroslav Lajçakut lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut të të arrestuarit Dejan Pantiç dhe i ka bërë thirrje që të reagojnë.

13 Dhjetor 2022, 14:06 Nga a.l
Arrestimi i ish-policit Dejan Pantiç/ Petkoviç thirrje Kurtit: I
Petar Petkoviç

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç, përmes llogarisë së tij në Twitter, i është drejtuar EULEX-it dhe Miroslav Lajçakut lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut të të arrestuarit Dejan Pantiç dhe i ka bërë thirrje që të reagojnë.

'Dejan Pantiç për të katërtën ditë nuk ka ilaçe, prandaj është në rrezik jeta! Albin Kurti për të katërtën ditë nuk e lejon një pacient të rëndë të zemrës, i cili së fundmi i është nënshtruar operacionit, të marrë terapinë e nevojshme! Familja e tij nuk mund të kontaktojë me të. A ka të drejtë të jetojë Dejani? A ka Dejani të drejtën e mjekimit? Apo i mohohen të gjitha këto të drejta vetëm pse është serb? Lejo që ilaçi t'i dorëzohet Dejanit sa nuk është vonë! A E SHIKON ndokush NË EVROPË PËRVOJEN E KËSAJ EKSPERIENCE TË KURTIT APO SHIHEN VETËM BARIKADAT?', ka shkruar Petkoviç.

Tensionet në veri të Kosovës vijojnë. Rrugët janë bllokuar kryesisht me automjete. Para vendosjes së barrikadave ishin kryer disa sulme ndaj policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të EULEX-it, të cilat i kanë dënuar ndërkombëtarët. Policia e rendit e ka shtuar prezencën në pjesën veriore të vendit.

tensione në veri të kosovës petar petkoviç

Sondazh

Poll