Politike

Noka e Shehu akuza kryeministrit: Planifikoi të asgjësonte opozitën në 6 dhjetor, sulmi i përgatitur

Gjatë fjalës në Kuvend Noka tha se Rama kishte në plan që pasi të goditej Berisha, opozita të shpërthente në dhunë në mënyrë që të justifikohej dhuna. 

12 Dhjetor 2022, 19:16 Nga I.A
Noka e Shehu akuza kryeministrit: Planifikoi të asgjësonte
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka akuzuar kryeministri Edi Rama për sulmin ndaj kreut të Opozitës më 6 dhjetor. Gjatë fjalës në Kuvend Noka tha se Rama kishte në plan që pasi të goditej Berisha, opozita të shpërthente në dhunë në mënyrë që të justifikohej dhuna. Deputeti shtoi se pasi dështoi me planin për ta përçarë dhe t’i marr vulën opozitës, kryeministri tentoi dhe goditjen e Sali Berishës.  

“Ka 9 vite që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e krimit, bandave, drogës dhe korrupsionit. Rama dhe banda e tij, që quhet qeveri, janë munduar t’i imponojnë qytetarëve që hajdutërinë, krimin dhe çdo gjë tjetër të zezë, ta quajnë normë dhe standard. E gjitha kjo është bërë me një qëllim, që shoqëria të pranojë të keqen si normalitet. Ky njeri që duhet të ishte tjetër kund, por fatkeqësisht është kryeministër ka sulmuar opozitën për 9 vite. Ai nuk sulmon krimin dhe bandat, por sulmon opozitën dhe fjalën e lirë. Dy seancat e fundit ngulmuan me sulmin e datës 6. Njerëz fatkeq ka kudo, por ky po i manipulon. Ky pasi sulmoi verbalisht, vazhdoi me skenarin e dytë, sulmin fizik në 6 dhjetor. Kush ja zbehte shkëlqimin e Shqipërisë që do tu shiste ky liderëve evropian? Sali Berisha. Dhe pastaj vazhdoi me sulmin fizik. 6 dhjetori është një ditë e rëndë në demokraci. Nuk u sulmua vetëm një njëri, u sulmua gjithë demokracia. Dhe sapo u sulmua Berisha, ministri i shtëpisë nxitoi të publikonte një epikrizë të të sulmuarit. është i çmendur thanë. Ai i çmendur zbaton kodin Omerta, nuk flet ai. I çmenduri tregon shumë gjera, por nuk zbaton kodin Omerta. Po ajo xhamia atje, që kur ka ardhur demokracia, monitorohet nga anti-terrori dhe shërbimi informativ. është monitoruar që kur kam qenë unë në ministri edhe para meje. Ju nuk do të keni më luksin të vazhdoni ta shikoni Shqipërinë kështu. Do të keni përballje. Revolucioni do t'iu fshijë juve, do t'iu fshijë dhe ju do të jepni llogari," tha Noka.

Po ashtu dhe deputeti Tritan Shehu ka deklaruar se sulmi ndaj Berishës ishte i mirëorganizar dhe i përgatitur.  

 “Ishte e organizuar, e përgatitur, e parapërcaktuar, provokim ndaj opozitës, për t’i bërë që të reagojnë në mënyrë jo demokratike, e ti sulmojnë pastaj. Veprime të tilla, agresione të tilla, barbarizma të tillë, nuk e trembin opozitën, nuk e frikësojnë opozitën. Duhet të dënojmë atë gjest barbar, ishte një shkelm për demokracinë, si një goditje e thellë e lirive dhe për ta katandisur demokracinë akoma më tej drejt skutave lindore, prandaj sa nuk është vonë duhet të jemi koshient së bashku”, tha Tritan Shehu.

flamur noka tritan shehu seance plenare 12 dhjetor 2022

Sondazh

Poll