Bota

Panik në Francë/ Burri plagos me sëpatë 3 persona brenda supermarketit, autori tenton të vrasë veten

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, teksa një person i paidentifikuar ende ka hyrë brenda ambienteve të supermarketit dhe ka sulmuar me sëpatë tre persona. 

13 Dhjetor 2022, 09:05 Nga a.l
Panik në Francë/ Burri plagos me sëpatë 3 persona brenda
Francë

FRANCË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë. Medita e huaja bëjnë me dije se një supermarket në qytetin e Zemonit e cila ndodhet në Francën veriore, janë plagosur 3 persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, teksa një person i paidentifikuar ende ka hyrë brenda ambienteve të supermarketit dhe ka sulmuar me sëpatë tre persona. 

Mediat lokale bëjnë gjithashtu me dije se dy prej tyre janë plagosur rëndë ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetën. Të njejtat burime gjithashtu bëjnë me dije se, pas sulmit burri ka tentuar të vrasë veten duke goditur veten me sëpatë. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Nuk dihet ende nëse agresori kishte probleme të shëndetit mendor. Ndërsa nuk ka ende informacione për motivin e sulmit./Dosja.al

sulm ne supermarketin ne france

Sondazh

Poll

Bota 13 Dhjetor 2022, 08:07 A.B

G-7 zotohet të rindërtojë Ukrainën

Udhëheqësit e vendeve të Grupit të Shtatëshes rikonfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur dhe solidaritetin me Ukrai...