Dita e 293 e luftës në Ukrainë/ Thirrja ndaj aleatëve Perëndimorë për sistemin e mbrojtjes ajrore, ukrainasit mes të ftohtit dhe errësirës
lufta në Ukrainë UKRAINË - Sot shënohet dita e 293 pushtimit rus në Ukrainë. Ajo çfarë dimë deri më tan...
Eva Kaili, pasuritë e së cilës janë ngrirë në Greqi, u la në paraburgim nga gjyqtari i ngarkuar me hetimin e çështjes dhe do të dalë të mërkurën në një seancë dëgjimore
GREQI-Zhvillimet në çështjen e skandalit të Katar Gate në Parlamentin Europian po marrin formën e një orteku, për të cilin janë arrestuar katër persona, mes tyre nënkryetarja greke e Parlamentit Europian Eva Kaili dhe partneri i saj Francesco Giorgi.
Eva Kaili, pasuritë e së cilës janë ngrirë në Greqi, u la në paraburgim nga gjyqtari i ngarkuar me hetimin e çështjes dhe do të dalë të mërkurën në një seancë dëgjimore para një gjyqtari në Bruksel. Vetë ajo përmes burgjeve ku ndodhet ka dhënë për herë të parë qëndrimin, nëpërmjet avokatit, në lidhje me akuzat e ngritura ndaj saj nga autoritetet belge.
Ajo deklaron se nuk është fajtore
Avokati Michalis Dimitrakopoulos, i cili përfaqëson eurodeputeten në Greqi, theksoi se Eva Kaili deklaron se është e pafajshme dhe argumenton se nuk ka lidhje me akuzat.
“Pozicioni i saj është se është e pafajshme. Nuk ka lidhje me financimin nga Katari”, tha avokati i cili vijon: Nuk e konfirmoj dhe as nuk e mohoj, se ka fshehtësi. Gjithçka që mund t'ju them, sepse kam folur me motrën e saj, është se nuk ka krevat fëmijësh për fëmijën e vogël , ku janë gjetur paratë e fshehura. Ju mohoj në mënyrë eksplicite sepse ma ka thënë edhe motra e saj, zonja Magdalena Kaili”.
Lidhur me babain e Eva Kailit, Aleksandros Kaili, ai sqaroi se nuk iu vendosën kushte kufizuese nga autoritetet belge dhe se “është i lirë nëse dëshiron të vijë në Greqi”.
Pasditen e së hënës Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian vendosi pezullimin e Eva Kailit. Vendimi hyri në fuqi menjëherë dhe vjen pas pezullimit të anëtarësimit të vendosur të premten e kaluar.
S&D bëri të ditur se ka kërkuar shkarkimin e Eva Kailit nga posti i nënkryetares së Parlamentit Europian, në një mbledhje plenare të kësaj jave, bazuar në nenin 21 të rregullores së brendshme.
“Jemi të shokuar nga akuzat për korrupsion në Parlamentin Evropian. S&D Group ka zero tolerancë ndaj korrupsionit. Ne mbështesim një hetim të plotë dhe zbulim të plotë. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me të gjitha autoritetet hetimore”, tha S&D.
lufta në Ukrainë UKRAINË - Sot shënohet dita e 293 pushtimit rus në Ukrainë. Ajo çfarë dimë deri më tan...
Borell Përveç luftës së Rusisë në Ukrainë, BE-ja sërish shqyrtoi edhe tensionet e rrezikshme së fundi mes Ko...
Udhëheqësit e vendeve të Grupit të Shtatëshes rikonfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur dhe solidaritetin me Ukrai...
Angli ANGLI- I ftohti polar ka pushtuar Anglinë, për këtë arsye për të dytën ditë radhazi është vendosur ...
Emigrante BRITANI E MADHE- Disa nga emigrantët që kanë mbërritur në Angli përmes rrugëve ilegale janë vën...
Sam Bankman-Fried Nju Jork- Sam Bankman-Fried, themeluesi i kriptomonedhave FTX, u arrestua në Bahamas pasi prokurorët amerikanë ngrit&...
Ministri për Infrastrukturën i Kosovës, Liburn Aliu TIRANË- Projekti i ri i Portit të ri të Durrësit do të krijoj&e...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje vendeve të G7 të hënën që të ofrojn&e...
Momenti i ngacmimit BRAZIL- Një këshilltare braziliane u ngacmua seksualisht në mes të një mbledhjeje këshilli në qyteti...
EULEX KOSOVË- Situata e sigurisë në vendin tonë, konkretisht në veri vazhdon të jetë shqetësuese. Pas dorëheqj...