12 Dhjetor 2022, 18:20
Nga k.m.
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shprehu keqardhje në seancën e sotme plenare për sulmin që Gerti Shehu bëri ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit. Por tregoi edhe "hallin" e mazhorancës. Në fjalën e saj, ajo tha se në 6 dhjetor vëmendja duhet të ishte tek Samiti i BE-Ballkanit Perëndimor, por ekrani u nda në 2 pjesë. Po ashtu, Spiropali tha se kishte qenë vetë Berisha ai që kishte nxitur dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, duke e akuzuar se i dhunoi edhe sot.
"Ndjeva keqardhje për ju. Nuk do të doja ta shihja një skenë të tillë. Nuk do të doja dhe nuk do ta uroja kurrë atë përgjakje në fytyrën tuaj. Nuk do ta uroja kurrë atë skenë të Samitit të BE dhe Ballkanit. Dhuna është e papranueshme në çdo rast dhe kundër çdo kujt. Je politikani që ka frymëzuar dhunë më shumë se kushdo...E dëshmuat edhe sot. Keni goditur shumëkënd. Keni përdorur dhunën si mjet për të arritur qëllimet. Forca ime politike dhe unë jemi kundër dhunës. Po ushtroni dhunë nëse nuk e dini...Forca ime politike dhe unë personalisht. Ne nuk bëjmë dallim mes grushtit që godet kundërshtarit, me plumbat që shkojnë tek mbështetësit tanë. Ai ushtroi dhunë kundër të gjithëve ne. Mundohu njëherë të thuash të vërtetën, kujto se çfarë ke bërë vetë. Ke qenë shkak i plumbave të zbrazur, i plumbave dhe nuk ke ndjerë keqardhje. Unë ndjehem e keqardhur e një dhune të shëmtuar. Përdori të njëjtin ton dhe të njëjtën gjuhë sa herë ka problem me të vërtetën dhe vendin. Vëmendja që duhet t'i ishte kushtuar Samitit në ekranet tona duhet të shihnim të ndarë ekranin dhe dhunën e saj. Nuk vonoi as 15 minuta nga sulmi të akuzonte Edi Ramën, ashtu siç akuzonte Fatos Nanon për vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo nuk e pengoi Sali Berishën që ta linconin kundërshtarin politik. Nuk ka lënë rast pa i shpallur kundërshtarët kriminelë, trafikantë droge...Nuk e di për kë e kishte. Në çdo herë dhe për çdo rast në çdo vrasje e vjedhje ka akuzuar kundërshtarët politikë,"-tha Spiropali.
elisa spiropali seance plenare 12 dhjetor 2022
Politike
12 Dhjetor 2022, 18:14
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se pas serave me kanabis në Berat qëndron ministri i Brendshëm...
Politike
12 Dhjetor 2022, 18:10
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Bledi Çu&ccedi...
Politike
12 Dhjetor 2022, 18:08
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza sërish në drejtim të kryeministrit Edi Rama pë...
Politike
12 Dhjetor 2022, 17:49
F.M
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka komentuar sulmin ndaj kryedemokratit Sali Berisha...
Politike
12 Dhjetor 2022, 17:19
k.m.
Kryeministri Edi Rama, Mohamed Alabbar, Belinda Balluku dhe Arben Ahmetaj
Në orët e para të 25 nëntorit, deputetët e mazhoranc&eum...
Politike
12 Dhjetor 2022, 17:12
F.M
Oriela Nebijaj
TIRANË- Janë betuar në Kuvend dy deputetët më të rinj, Oriela Nebijaj dhe Petrit Doda. Të dy ishin prezen...
Politike
12 Dhjetor 2022, 17:07
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita do të nisë aksionin kundër qeverisë. Në...
Politike
12 Dhjetor 2022, 17:04
F.M
Shpëtim Nazarko
TIRANË- Analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar akuzat ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj që e cil&eu...
Politike
12 Dhjetor 2022, 16:46
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Për Sali Berishën, Gert Shehu e dhunoi duke ndjekur udhëzimet e kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij,...
Politike
12 Dhjetor 2022, 16:33
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha në një mbledhje me deputetët e grupit parlamentar ka folur për Primaret e...