Bota

(VIDEO) Protesta në Malin e Zi/ Të rinjtë sulmojnë policinë dhe Kuvendin, plagoset deputeti shqiptar e kolegu i tij

Sulmi ndaj policisë është bërë me Spray piper. Ndërkohë që Policia u përgjigj me sprej piper dhe granata trullosëse. 

12 Dhjetor 2022, 18:27 Nga I.A
(VIDEO) Protesta në Malin e Zi/ Të rinjtë sulmojnë
Foto nga protesta

MALI I ZI- Incidente janë shënuar ditën e sotme në protestën para Kuvendit në Malin e Zi. Vijesti shkruan se pasi u njoftua se kuvendi kishte përfunduar, një grup të rinjsh sulmuan policinë, thyen gardhin dhe qëlluan në drejtim të Kuvendit. Sulmi ndaj policisë është bërë me Spray piper. Turma ka hedhur objekte drejt policisë, janë dëgjuar edhe shpërthime fishekzjarre. Ndërkohë që Policia u përgjigj me sprej piper dhe granata trullosëse.

 

Më 12 dhjetor, Parlamenti i Malit të Zi, pavarësisht rekomandimeve të Komisionit të Venecias, miratoi Ligjin e ndryshuar për Presidentin. Me miratimin e këtij Ligji, shumica aktuale parlamentare do të marrë një pjesë të kompetencave së presidentit në zgjedhjen e Qeverisë së re. Pas miratimit të Ligjit ka pasur incidente mes një grupi protestuesish dhe Policisë malazeze, të cilët qëndronin para ndërtesës së Kuvendit. Qytetarët që kundërshtojnë miratimin e Ligjit, që nga orët e mëngjesit kanë protestuar para Kuvendit, ku një grup i të rinjve hodhën objekte te forta, si me gurë dhe mjete piroteknike, në drejtim të Policisë. Më pas, forcat policore hodhën gaz lotsjellës në drejtim të tyre. Si rrjedhojë, rrethojat e Kuvendit të Malit të Zi janë thyer pjesërisht, si dhe xhami i derës hyrëse në objekt. Gjatë sulmeve sot deputeti shqiptar Genc Nimanbegu dhe ai boshnjak Sulja Mustafic janë sulmuar.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara nga Fronti Demokratik pro-rus është që kandidati i tyre, Miodrag Lekiç, të zgjidhet kandidat për kryeministër i Qeverisë së re malazeze. Këto ndryshime ia heqin një pjesë të kompetencave presidentit Millo Gjukanoviç. Opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviçit, kërkon shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por shumica parlamentare, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus, po kërkon që të formohet një Qeveri e re që do të udhëhiqej nga Llekiç.

 

Paraprakisht sot parlamenti i Malit të Zi nuk arriti të zgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, sepse asnjë nga katër kandidatët nuk mori numër të mjaftueshëm votash. Për zgjedhjen e tyre votuan 42 deputetë, ndërkohë që duheshin 49 vota nga 81 deputetë që ka parlamenti malazez. Në seancën e parlamentit nuk morën pjesë deputetët e opozitës. Brukseli dhe Uashingtoni kanë kërkuar vazhdimisht zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i sotëm është tentativa e dytë për zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese.

 

tensione ne malin e zi

Sondazh

Poll